Presidenti Pendarovski do të dekorojë 13 veprimtarë të shquar nga fusha e muzikës popullore maqedonase me Medaljen për Merita

10 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot më 10 tetor 2022, e hënë, në ceremoni solemne në Filarmoni me fillim në orën 18:00, kurse në prag të 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, do t’i dekorojë artistet Anka Gieva dhe Violeta Tomovska, si dhe pas vdekjes artistët, Pece Atanasovski, Nikolla Badev, Mirvet Bellovska, Ajri Demirovski, Vaska Ilieva, Vanja Llazarova, Kirill Mançevski, Tale Ognenovski, Koço Petrovski, Aleksandar Sarievski dhe Jonçe Hristovski me Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo medalje u jepet për kontributin e tyre të madh në kultivimin, popullarizimin dhe ruajtjen e këngës maqedonase popullore dhe burimore, si dhe për promovimin dhe për afirmimin e krijimtarisë muzikore maqedonase dhe të kulturës në suazat ndërkombëtare.

Ftojmë ekipet e gazetarëve në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 17:30.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....