Presidenti Pendarovski në vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

13 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot më 13 tetor 2021, e mërkurë, do të qëndrojë në vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë me rastin e pjesëmarrjes në Forumin ndërkombëtar mbi përkujtimin e holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” (Kujto – Reago!).

Sot, më 13 tetor 2021, Presidenti Pendarovski në Malme do të mbajë fjalim në Forumin ndërkombëtar mbi përkujtimin e holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” në sesionin “Ruajtja e dëshmive dhe zhvillimi i arsimit për të ardhmen”.

Në margjinat e këtij forumi, Presidenti Pendarovski do të realizojë takime me presidentin e Kongresit botëror hebre, Ronald Lauder, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santosh Silva, dhe me ministrin shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë, Mihael Rot. Në Malme, Presidenti Pendarovski do ta vizitojë edhe Kishën ortodokse maqedonase “Shën. Naumi i Ohrit” ku do të takohet me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase të këtij qyteti.

Të enjte, më 14 tetor 2021, në Malme, Presidenti Pendarovski do të takohet me Kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Stefan Loften, kurse në Goteborg do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes Maqedonase në Suedi.
Të premte, më 15 tetor 2021, në Stokholm, Presidenti Pendarovski do të takohet me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë (Riksdag), Andreas Norlen, me një pjesë të anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Komisionit për Çështje Evropiane, kryetarin e Grupit për miqësi të Parlamentit të Suedisë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe me kryesuesin dhe anëtarët e Grupit drejtues së bashkëpunimit për zhvillimin demokratik me Maqedoninë e Veriut.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde dhe me përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).

Gjatë vizitës së punës, në Stokholm, Presidenti Pendarovski do të vizitojë edhe Fondacionin Nobel dhe do të takohet me përfaqësues të fondacioneve dhe institucioneve politike kryesore.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të takohet edhe me diplomatin suedez Karl Bild.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...