Aktivitete të Presidentit Pendarovski në suazat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

19 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite me orë maqedonase në Nju-Jork do të marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm të premte, më 22 shtator 2023.

Presidenti Pendarovski sot vonë pasdite me orën maqedonase do të ketë takime bilaterale me Mbretin e Jordanit, Abdullai i Dytë dhe me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Hristodulides.

Gjatë ditës së sotshme Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në drekën e punës të organizuar me nënpresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë të Bashkimit Evropian, Zhozep Borel, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sot në mbrëmje Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden.

Gjatë ditës së djeshme, Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në samitin kushtuar plotësimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, realizoi takim me kancelarin gjerman Olaf Sholc, si dhe takime të shkurtra me Presidentin austriak Aleksandar Van Der Belen, Presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar, kryeministrin e Suedisë Ulf Kristerson dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen.

Dje në mbrëmje Presidenti Pendarovski mori pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të anëtarësimit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, të organizuar nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, ministrja federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbok dhe ministrja federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë, Svenja Shulce.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit