Presidenti Pendarovski në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë

30 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, nesër – 1 tetor 2022, të shtunë, në Sofje do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektorit Greqi-Bullgari.

Në këtë ceremoni, që do të mbahet në Pallatin nacional të kulturës në Sofje, do të marrin pjesë edhe Ursula fon der Lajen, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ilham Alijev, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Kiriakos Micotakis, kryeministri i Republikës Helene, Nikollae-Ionell Çuka, kryeministër i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Republikës së Serbisë.
Është paraparë Presidenti Pendarovski të takohet me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Interkonektori i gazit Greqi-Bullgari (projekti IGB) e lidh rrjetin e transmetimit të gazit natyror të Greqisë pranë qytetit të Komotinit me rrjetin bullgar të transmetimit pranë qytetit Stara Zagora.

Zbatimi i projektit ka për qëllim të sigurojë diversifikimin jo vetëm të traseve, por edhe të burimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe rajonin më të gjerë.

Në suazat e kësaj vizite në Republikën e Bullgarisë, Presidenti Pendarovski do të vendosë lule në autostradën “Struma” në vendin e aksidentit të autobusit, ku më 23 nëntor 2021 humbën jetën 45 shtetas të maqedonas.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...