Vizita zyrtare e Presidentit federal i Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

28 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër – 29 mars 2023, e mërkurë, do të mirëpresë Presidentit federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Shmidauer.

Presidenti Van der Belen do të mirëpritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, pas së cilës do të mbahet takimi tet-a-tet i presidentëve Pendarovski dhe Van der Belen dhe mbledhja plenare e delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.

Në suazat e vizitës, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, Presidenti Van der Belen dhe Presidenti Pendarovski do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit. Është paraparë që të dy presidentët të mbajnë fjalim në Forumin ekonomik maqedonas-austriak “Përforcimi i marrëdhënieve afariste midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë”.

PROGRAMIe mërkurë, 29 mars 2023 

  • ora 09:30 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • ora 09:50 – Takimi tet-a-tet
  • ora 10:10 – Mbledhja plenare e delegacioneve
  • ora 11:05 – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Van der Belen.

I ftojmë ekipet e akredituara gazetareske në Kabinetin e Presidentit në orën 08:30.

Ceremonia zyrtare e pritjes dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat e akredituara, kurse do të transmetohen drejtpërdrejt edhe në platformat digjitale të Presidentit Pendarovski (Fejsbuk dhe Jutjub).

  • ora 11:45  (kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët e akredituar në kishën “Shën. Spas” në orën 11:15.

  • ora 16:30 часот (hotel “Meriot”) – Forumi ekonomik maqedonas-austriak “Përforcimi i marrëdhënieve afariste midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë”.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidenti austriak Van der Belen do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vizitën e vet zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti austriak Van der Belen e fillon sot me vizitë në Ohër.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund t’i drejtohen Biljana Radevës +389 76 45 55 45 [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit