Presidenti Pendarovski do të mirëpresë Presidenten hungareze Katalin Novak

5 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski nesër, më 6 shkurt 2023, e hënë, do të mirëpresë Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, e cila do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Novak në ceremoninë zyrtare do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të vijojë takimi tet-a-tet midis presidentëve Pendarovski dhe Novak dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.

Në suazat e kësaj vizite, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, Presidentja Novak dhe Presidenti Pendarovski do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

PROGRAMI: e hënë, 6 shkurt 2023 

  • ora 10:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
    · ora 10:15 – Takimi tet-a-tet
    · ora 10:30 – Takimi plenar i delegacioneve
    · ora 11:30 – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Novak

I ftojmë ekipet e akredituara të gazetarëve në Kabinetin e Presidentit në orën 09:00.

Ceremonia zyrtare e pritjes dhe konferenca e përbashkët për shtypin janë të hapura për të gjitha mediat e akredituara, kurse do të transmetohen drejtpërdrejt edhe në platformat digjitale të Presidentit Pendarovski (Fejsbuk dhe Jutjub).

  • ora 12:10 (kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët e akredituar në kishën “Shën. Spas” në orën 11:40.

Gjatë ceremonisë zyrtare, Presidentja hungareze Novak do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin, kurse së bashku me Presidentin Pendarovski do të takohen me përfaqësues të organizatave rinore.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund të kontaktojnë Biljana Radevën: +389 76 45 55 45 [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...