Festimi i festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës

1 Gusht 2022 | Kumtesat

Festimi i festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës në Shkup në patronazh të Presidentit Pendarovski

Me rastin e festimit të festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës, nesër më 2 gusht 2022, e martë, në Shkup nën patronazh të Presidentit Stevo Pendarovski janë parapara shumë aktivitete.

Programi:

  • orën 08:00, Presidenti Pendarovski do të vendosë lule pranë Përmendores të luftëtarëve të rënë në Kopshtin e kolosëve në varrezat e qytetit në Butel dhe do të bëjë homazh pranë varrit të Presidentit të parë Kiro Gligorov, pranë varrit të gjeneralit Mihajllo Apostollski, si dhe pranë varrit të Presidentit Boris Trajkovski.
  •  Me fillim në orën 09:00, në sheshin para Kabinetit të Presidentit do të mbahet manifestimi qendror, ku do të mbajë fjalim Presidenti Pendarovski dhe do të jepen Dekorata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dekorata për Merita Ushtarake dhe Medalja për Trimëri.

Me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas vdekjes do të dekorohet Kërste Cërvenkovski, për kontributin e vet të veçantë, strategjik, afatgjatë dhe të papërsëritshëm në themelimin dhe në zhvillimin e shtetit maqedonas dhe të shoqërisë maqedonase.

Me Dekoratën për Merita Ushtarake, pas vdekjes do të dekorohet Nevena Nikollova Georgievsa-Dunja, për guximin e jashtëzakonshëm, sakrificën, palëkundshmërinë dhe për rolin udhëheqës në luftën antifashiste në lëvizjet punëtore dhe në lëvizjet sindikaliste, të cilat kanë avokuar për drejtësi sociale, me të cilën e ka obliguar shtetin tonë me veprën e vet heroike dhe me shembullin e vet për përkushtim ndaj qëllimit të përbashkët dhe luftës së përbashkët për botë më të mirë dhe më të drejtë.

Me Medaljen për Trimëri do të dekorohen: Nikolla Stojanovski, Jovan Veliçkovski, Trajanka Avramovska (pas vdekjes), Ilija Dunovski, Nikolla Nikollovski, Cvetko Cvetkovski, Kadrija Xhaferi dhe Dafinka Bogoeva.

Këta të tetë dekorohen për sakrificën, për luftën e qëndrueshme dhe për përkushtimin jetësor për qëllime të larta në bashkësi, si edhe për angazhimin e tërësishëm në Luftën Nacionalçlirimtare, që shihet nëpërmjet karakteristikave të tyre, kurse edhe nëpërmjet karakteristikave të një numri të madh brezash luftëtarësh, të cilët nuk i kursyen jetët e veta për lirinë, duke i vendosur drejtimet themelore të ndërtimit të shtetit.

Manifestimi qendror do të transmetohet drejtpërdrejt në Shërbimin publik të RTM, në faqen në Facebook të Presidentit dhe në kanalin në YouTube.

Vendosje e luleve të freskëta nga delegacionet e Kabinetit të Presidentit

  • Në Shkup, delegacion i Kabinetit të Presidentit, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Mile Boshnjakovski, do të vendosë lule pranë përmendores së ASNOM-it në Parkun “Zhena borec”, pranë përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe pranë përmendores së Metodija Andonov-Çenti, në sheshin “Maqedonia”.
  • Në Krushevë, delegacion i Kabinetit të Presidentit do të vendosë lule pranë varrit të Nikolla Karevit, pranë përmendores së heronjve në vendin “Sliva” dhe në Meçkin Kamen.
  • Në Pelince, delegacion nga Kabineti i Presidentit do të vendosë lule pranë Qendrës memoriale të ASNOM-it.
  • Në Smilevë, delegacion nga Kabineti i Presidentit do të vendosë lule të freskëta në Tumën e Dame Gruevit, pranë përmendores së ilindenasve të Smilevës dhe pranë pllakës përkujtimore të njësisë partizane “Dame Gruev”.


Ftojmë ekipet e mediave në:

orën 07:45 – Kopshti i kolosëve, varrezat e qytetit në Butel
në orën08:30 – Kabinet i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

***

Festimi i festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, nesër më 2 gusht 2022, e martë, do të udhëheqë delegacion shtetëror-kishtar në vizitë në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku është mbajtur Mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM), më 2 gusht 1944.

Në përbërje të delegacionit shtetëror-kishtar në festimin në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” janë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovski, deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovës z. Grigorij dhe peshkopi i Stobit, z. Jakov si përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, si edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së.

Nga pala serbe, në këtë kremtim do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Nikolla Sellanoviq dhe peshkopi i Vranjës z. Pahomije, si përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe.

Festimi i festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” do të fillojë në orën 12.30.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....