Pjesëmarrja e Presidentit Stevo Pendarovski në Samitin e NATO-s në Madrid

28 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski më 28, 29 dhe 30 qershor 2022 do të marrë pjesë dhe do ta udhëheqë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e Aleancës së NATO-s, që mbahet në Madrid, Mbretërinë e Spanjës. Në përbërjen e delegacionit shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Më 28 qershor, Presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska do të marrë pjesë në darkën solemne, e cila për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në këtë samit, e organizon Mbreti i Spanjës, SH.T. Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja, Mbretëresha Leticia.

Më 29 dhe 30 qershor Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Atlantikut Verior, që mbahet në nivelin e shefave të shteteve dhe qeverive.
Presidenti Pendarovski më 29 qershor, në shoqërim të bashkëshortes do të marrë pjesë në darkën joformale transatlantike në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, të cilën e organizon kryeministri i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sançez.

Në suazat e pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, është paraparë që Presidenti Pendarovski të ketë shumë takime bilaterale.

Në Samitin e NATO-s në Madrid do të adresohen sfidat urgjente të sigurisë të së tashmes dhe të së ardhmes. Takimet e liderëve në Këshillin e Atlantikut Verior është paraparë të fokusohen në miratimin e konceptit të ri strategjik, përparimin e kapaciteteve mbrojtëse, ndarjen e peshës dhe furnizimin me resurse, mbështetjen e Ukrainës dhe partneritetet e tjera.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...