Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti paraolimpiken maqedonase Olivera Nakovska-Bikova, e cila e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Qitjes në Hamar Norvegji.
Duke e uruar për suksesin e arritur, Presidenti Pendarovski në takimin me Nakovska-Bikovën theksoi se arritja e saj është krenari për të gjithë kombin dhe inspirim për të gjithë sportistët e rinj në shtetin tonë.
Sipas Presidentit Pendarovski, e gëzon faktin që Nakovska-Bikova e përsëriti suksesin e vet, 21 pas marrjes së medaljes së artë në Kampionatin Evropian në Danimarkë në vitin 2001 dhe plotësoi listën mbresëlënëse të arritjeve të saj sportive në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar, midis të cilave është edhe medalja e artë e fituar në Lojërat Paraolimpike në vitin 2012 në Londër.
Në këtë takim Nakovska-Bikova i prezantoi edhe planet për pjesëmarrjet e saj në ngjarjet sportive në të ardhmen.