Siljanovska Davkova: Parimet e barazisë, solidaritetit dhe kredibilitetit të NATO-s, të zbatohen edhe në BE

8 Korrik 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua sot në Samitin e 36-të të NATO-s, që po mbahet në Ankara.

Ajo theksoi se krerët e shteteve dhe qeverive në këtë Samit kanë dërguar mesazh të fortë për unitet, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët të aleatëve në përballjen me sfidat globale të sigurisë.

Sipas saj, shtetet anëtare kanë treguar një gatishmëri të qartë për të marrë përsipër pjesën e tyre të barrës në ofrimin e sigurisë së përbashkët, duke forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse dhe duke rritur investimet në fushën e mbrojtjes.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Maqedonia mbetet aleat i përkushtuar dhe i besueshëm, i cili kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë e Aleancës dhe vazhdon të avancimin e aftësive të mbrojtjes.

Duke iu referuar perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor në lidhje me stabilitetin rajonal, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se parimet e barazisë, solidaritetit dhe kredibilitetit, të cilat manifestohen në kuadër të NATO-s, duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme në procesin e integrimit europian. Sipas saj, një Europë e bashkuar nuk mund të jetë e plotë pa integrimin e rajonit dhe është koha e duhur për zhbllokimin e procesit të pranimit të anëtarëve të rinj pas 13 vitesh.

Ajo vlerësoi se kohezioni midis aleatëve mbetet garancia më e fortë për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, duke shtuar se paqja, dialogu dhe respekti i së drejtës ndërkombëtare janë parakushtet themelore për zhvillim të qëndrueshëm demokratik.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, motoja “Europa më e fortë, NATO më e fortë” fiton kuptimin e saj të plotë vetëm nëse bazohet mbi unitetin, demokracinë dhe paqen.

“Një Europë e zgjeruar dhe e bashkuar paraqet një Europë më e fortë, por shumë e fortë është Europa që ekziston në paqe dhe mbetet konsistente me parimet dhe vlerat mbi të cilat është krijuar bashkësia euroatlantike”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit