Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 4 prillit, ditës së themelimit të NATO-s

4 Prill 2022 | Kumtesat

Me rastin e 4 prillit, ditës së themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut – NATO-s, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Anëtarësimi në NATO ishte një nga qëllimet tonë kryesore strategjike që në fillim të pavarësisë, i mbështetur me konsensus të gjerë politik në nivel nacional dhe me mbështetje të lartë nga qytetarët.

Procesi i anëtarësimit në Aleancë ishte i gjatë, nevojiteshin vendime të vështira dhe reforma të thella në Armatën tonë dhe në sektorin e sigurisë, por, sot, kur rendi ndërkombëtar është në rrezik, e kuptojmë rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Anëtarësimi në Aleancë e jep qartë edhe orientimin tonë afatgjatë të respektimit të vlerave të cilat i shkëmbejmë me bashkësinë euroatlantike: lirinë, demokracinë dhe sundimin e të drejtës, si parakushte për zhvillim të suksesshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit