Filloi Samiti i NATO-s në Madrid – deklarata e Presidentit Pendarovski

29 Qershor 2022 | Kumtesat

Sot në Madrid filloi zyrtarisht Samiti i NATO-s, ku po merr pjesë Presidenti Stevo Pendarovski dhe e udhëheq delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pritjen solemne, shefat e delegacionit u përshëndetën nga nikoqiri, kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez dhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Pendarovski deklaroi paraprakisht se ky samit është mundësi unike për të gjithë aleatët të dëshmojnë fuqinë dhe unitetin në lidhje me detyrat tona aktuale dhe të ardhshme.

“Ky samit është i veçantë edhe për një arsye tjetër. Asnjëherë në historinë e Aleancës nga viti 1949 nuk është organizuar Samit në një kohë kur ka luftë në kontinentin evropian. Mund të përfytyroni se ushtria në Ukrainë, përkatësisht invazioni rus mbi Ukrainën e dikton agjendën e Samitit, kështu që deri në fund të ditës, duhet ta miratojmë Konceptin e ri strategjik i cili është sinkronizuar tërësisht dje nga të gjithë aleatët dhe, kuptohet, duhet ta miratojmë Memorandumin për mirëkuptim të dakorduar mbrëmë dhe t’i ftojmë të dy vendet e reja t’i bashkëngjiten Aleancës sa më shpejt që të jetë e mundur pasi janë miratuar të gjitha proceduar protokollare nga të gjithë aleatët. Mendoj se kjo është koha e vërtetë të dëshmojmë se ekziston solidaritet dhe unitet i zmadhuar në suazat e Aleancës dhe se do ta mbështesim tërësisht popullin ukrainas në mbrojtjen e territoreve të veta, lirinë, në thelb duke luftuar për vlerat demokratike dhe lirinë për të gjithë”, deklaroi Presidenti Pendarovski para fillimit të samitit.

Sot dhe nesër, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në tri takime të Këshillit të Atlantikut Verior, që mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive.

Në Samitin në Madrid do të adresohen sfidat aktuale të sigurisë dhe pritet të miratohet Koncepti strategjik i Aleancës së NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....