Ligjërata e Presidentit Pendarovski në Kolegjin e Evropës në kampusin Natolin në Varshavë

25 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, sot mbajti fjalim në ceremoninë solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës në kampusin Natolin në Varshavë.

Presidenti Pendarovski theksoi se është i nderuar që flet në hapjen e vitit akademik, në 30-vjetorin e kolegjit, që është i shquar për kontributin e tij të vyeshëm për integrim të Evropës Qendrore dhe Lindore në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski tha se perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian është çështje për të cilën ekziston konsensus i gjerë social dhe politik në rajon, duke theksuar se me shpalljen e pavarësisë në shtetin tonë tashmë është arritur konsensus nacional për të ardhmen evropiane.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se integrimet evropiane kanë potencialin e vetë të jenë katalizator për transformim të thellë të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë. Sundimi i të drejtës, gjyqësori i pavarur, antikorrupsioni dhe liria e mediave, siç tha Presidenti, nuk janë obligim i Brukselit, por i elitave politike dhe ato duhet ta mbartin përgjegjësinë. Në ky proces, sipas Presidentit Pendarovski, duhet të jetë i dyanshëm, me qëllim që të jetë efektiv, dhe siç theksoi, qasja në Bashkimin Evropian në integrimin e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i guximshëm dhe jo i lëkundshëm.

Me pranimin e kornizës negociuese evropiane, tha presidenti Pendarovski u hap dera për organizim të konferencës ndërqeveritare në korrik të këtij viti, që ishte moment historik për ne.

“Meqenëse para pak kohe i hapëm negociatat, një gjë është e sigurt: nëse procesi bëhet vetëm edhe një rrëfim i pafund ballkanik, atraksioni i BE-së do të arrijë nivelin më të ulët historik”, tha Presidenti Pendarovski, duke i bërë thirrje Bashkimit, në kohën e një krize serioze ekonomike dhe energjetike për shkak të luftës në Ukrainë të mos shtyhet solidariteti evropian ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në fjalim Presidenti Pendarovski e theksoi rolin e rëndësishëm të Polonisë si mbështetës afatgjatë i integrimeve tona dhe vlerësoi se kontaktet e shpeshta në nivelin më të lartë flasin për miqësinë dhe partneritetin midis dy shteteve.

Ceremonia e sotme solemne në Kolegjin e Evropës në kampusin Natolin u mbajt për nder të kryetarit të ndjerë të Parlamentit Evropian, David Sasoli, për të cilin Presidenti Pendarovski tha se ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vetë fakti që vizita e tij e parë jashtë kufijve të BE-së, në cilësi zyrtare, si kryetar i Parlamentit Evropian ishte në Maqedoninë e Veriut, flet mjaft për bindjet dhe përkushtimin e tij.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....