Pendarovski: Pa pavarësinë monetare do të ishte i pamundur rrumbullakimi i subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar i shtetit tonë

28 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në Akademinë solemne, që me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë monetare u mbajt nën organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar kryeministër i Qeverisë,
E nderuar guvernatore e Bankës Popullore,
Të nderuar të pranishëm,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mbaj fjalim në këtë Akademi solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të pavarësimit monetar.

Vitin e kaluar e festuam 30-vjetorin e pavarësisë, megjithatë, aspekt krucial shtetformues pa të cilin do të ishte i pamundur rrumbullakimi i subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar i shtetit të ri ishte pavarësimi monetar. Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, banka jonë qendrore filloi të fitojë një përvojë krejtësisht më të ndryshme, që na ndihmoi t’i tejkalojmë me sukses sfidat komplekse në vitet e para të pavarësisë.

Një vit më vonë, në vitin 1992 në Parlament është miratuar pakoja e ligjeve me të cilat është vendosur korniza institucionale e sistemit monetar, kurse, para qytetarëve maqedonas janë prezantuar kartëmonedhat e valutës së re maqedonase – denarit, simboli i parë i pavarësimit tonë monetar.

Nëpërmjet politikave të vendosjes së kursit stabil të denarit, banka qendrore luajti një rol të fuqishëm në përforcimin e themeleve të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Inflacioni është stabilizuar, sistemi bankar filloi të rimëkëmbet, kurse, është formuar edhe shumë më e rëndësishme e rezervave valutore si aspekti kryesor i likuiditetit valutor të vendit.

Kështu është vendosur mekanizmi i parë mbrojtës nga tronditjet eventuale financiare të jashtme, rajonale dhe botërore, por edhe mbështetje në procesin e tranzicionit të ekonomisë nacionale kah sistemeve bashkëkohore tregtare ekonomike.

Të nderuar,

Është e qartë se përveç disa gjendjeve të brendshme të gjeneruara nëpër vite, por edhe turbulencat aktuale ekonomike në nivel global, në masë të madhe ndikojnë mbi besimin e qytetarëve në sistemin bankar edhe te ne edhe në botë.

Për fat të keq, ai besim, sot, në vazhdimësi minohet edhe nga faktorët të cilët po bëhen gjithnjë edhe më të vështirë për kontroll. Flas për kërcënimet hibride, midis të cilave më të rrezikshmet janë dezinformacionet të cilat janë shpërhapur gjerësisht dhe shfaqen gjithnjë edhe më me intensitet në rrjetet sociale. Jemi dëshmitarë, sidomos vitin e fundit, se Banka Kombëtare është targetuar me lajme të shumta të rreme me qëllim të vetëm, që të krijojnë panik midis qytetarëve, pasiguri dhe mosbesim në sistem. Megjithatë, duhet të konstatojmë se banka jonë qendrore deri më tani i ka udhëhequr me sukses ato beteja dhe ka reaguar në kohë ndaj të gjitha lajmeve të cilat shpërhapin të pavërteta.

Dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë, kurse tashmë edhe më fuqishëm, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, ne, por edhe Evropa dhe bota, në përgjithësi, ballafaqohen me krizën ekonomike dhe energjetike, tronditjet në çmime dhe me inflacionin. Por, edhe në kushte të tilla të komplikuara, institucionet e shtetit funksionojnë në mënyrë stabilizuese, me të cilën e justifikojnë besimin e qytetarëve. Institucion udhëheqës në këtë kuptim është Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ka udhëhequr, dhe po udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë këtyre krizave, duke u dërguar kështu sinjale të qarta faktorëve ekonomikë, kurse kjo, përsëri, ndikon në mënyrë stabilizuese në raport me gjendjet në treg dhe në raport me lëvizjet e inflacionit.

Puna e Bankës Popullore edhe më herët nëpër vite nuk ka qenë aspak e lehtë, sidomos gjatë krizës së madhe financiare në vitin 2008, kur rreziqet për stabilitetin financiar janë zmadhuar ndjeshëm. Përkundrejt lëvizjeve të paparashikuara globale ekonomike dhe përkundrejt rreziqeve të zmadhuara makroekonomike, sistemi financiar i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbeti stabil, kurse ndikim kryesor për këtë kishte pakoja e masave të cilat në ato kushte i ka ndërmarrë Banka Popullore.

Të nderuar,

Tashmë prej një periudhe më të gjatë kohore, për shkak të statusit të fituar të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pozita e bankës sonë qendrore në aspektin e pavarësisë së saj, ishte, dhe është vazhdimisht subjekt vlerësimi i Bankës Qendrore Evropiane, kurse ndiqet me vigjilencë edhe nga Komisioni Evropian nëpërmjet raporteve të saj vjetore.
Gjithashtu, duhet të theksohet se në të gjitha raportet e veta edhe Banka Evropiane Qendrore edhe Komisioni Evropian vërtetojnë se dispozitat ligjore që lidhen me pavarësinë e Bankës Popullore i përfshijnë të gjitha aspektet e pavarësisë së bankave qendrore të përcaktuara me dispozitat e Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian dhe me Statutin e Bankës Evropiane Qendrore dhe me Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.

Të nderuar,

Si një prej shtyllave jo vetëm të ekonomisë sonë, por edhe të shtetit tonë, jam i bindur se Banka Popullore do ta vazhdojë me funksionimin pozitiv dhe me udhëheqjen e suksesshme të politikës monetare në përputhje me qëllimet dhe detyrat e saj të përcaktuara me ligj.

Vetëm me politikë transparente dhe me punë me nikoqirllëk mund të garantohet roli i sektorit financiar, të mbështetet ekonomia reale dhe të punohet në interes të qytetarëve.

Gjithashtu, pres që Banka Popullore të vazhdojë ta ruajë pavarësinë e vet të garantuar me Kushtetutë në lidhje me qendrat politike dhe ekonomike të fuqisë dhe në të ardhmen të kontribuojë në mbajtjen e sistemit financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut.

E gëzofshim të gjithë jubileun “30 vjet pavarësi monetare”.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...