Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin Derek Miçel, president i Institutit Demokratik Nacional

4 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadorin Derek Miçel, president i Institutit Demokratik Nacional (NDI), drejtorin rajonal për Evropën, Robert Benxhamin dhe drejtorin rajonal të NDI-së për Azinë, Manprit Anand, si dhe me përfaqësuesit e Institutit në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim, bashkëfolësit biseduan mbi aktivitetet e përgjithshme të NDI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të mbështetjes së proceseve demokratike në shtet, promovimin e lideritetit rinor, mbështetjes së sektorit joqeveritar, të procesit zgjedhor, si dhe mbi mbështetjen e grupeve të margjinalizuara.

Presidenti Pendarovski u falënderua mbi bashkëpunimin dhe për mbështetjen e NDI-së për Qendrën Presidenciale për Edukim Politik dhe realizimin e Shkollës së parë për politika, si aktivitet qendror i kësaj qendre, e cila në vetvete bashkon pjesëmarrës me prejardhje dhe të kaluar profesionale të ndryshme dhe synon promovimin e vlerave demokratike. Presidenti Pendarovski tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në vend dhe në rajon, gjendjen me integrimet në BE, si dhe mbi bashkëpunimin e shtetit me SHBA-në.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...