Nënshkrimi i protokollit për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski” për SITI Kolegjin e Selanikut për vitin akademik 2019/2020

18 Qershor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së veriut, Arbër Ademi dhe Drejtori i Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Shefild nga Britania e Madhe, SITI Kolegji, locuar në Selanik, Greqi, Janis Ververidis, sot nënshkruan protokollin për bashkëpunimi për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2019/2020.

Protokolli i nënshkruar parashikon bashkëpunimin e tyre të përbashkët për vitin akademik 2019/2020 për të siguruar njëzet bursa për Programin Ekzekutiv në Universitetin Shefild për Administrim Biznesi, që po realizohet në Selanik, Greqi, në kuadër të bursave “Boris Trajkovski”.

Çdo bursë është individualisht në shumën e regjistrimit të Kolegjit të SITI-it dhe arrin 14,890 euro, me pesëdhjetë për qind të siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa pesëdhjetë për qind tjetër sigurohet nga Universiteti  “Shefildit”.

Studentët pas përfundimit të këtij programi do të marrin diploma nga Universiteti Shefild, Britania e Madhe, Diplomë Master në Administrim Biznesi.

Përzgjedhja e kandidatëve për dhënien e këtyre bursave do të zbatohet bashkërisht nga ana e Presidentit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondacionit Ndërkombëtar “Boris Trajkovski” dhe “Siti Kolegj”, përmes një komisioni të përbashkët i përbërë nga një nga përfaqësuesit e tyre, në përputhje me kushtet për pranim në Universitetin Shefild dhe rregullat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes këtij programi deri më tani janë diplomuar rreth 1000 studentë. Shumica e tyre po e zhvillojnë karrierën e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe rreth 250 janë në pozita menaxheriale në vendin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit