Presidenti Pendarovski e mirëpriti gjeneralmajorin Bajram Begaj, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

17 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti gjeneralmajorin Bajram Begaj, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin bilateral ushtarak midis dy shteteve, ku është theksuar se ekziston potencial për përparimin e tij në periudhën e ardhshme.

Si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit, bashkëfolësit i theksuan pjesëmarrjet në të dy ushtritë në aktivitetet e përbashkëta stërvitëse, me të cilat përforcohet ndërveprueshmëria dhe ngrihet niveli i trajnimit dhe përgatitjes së përfaqësuesve të armatave. Ata shprehën shpresë se bashkëpunimi midis dy armatave në të ardhmen do të thellohet dhe do të arrihet shkalla e bashkëpunimit të cilën e kanë të dy shtetet në nivel politik dhe ekonomik.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si fqinje dhe anëtare të barabarta në NATO, do të vazhdojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e veta në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.

Në këtë takim u fol edhe mbi bashkëpunimin e të dy shteteve në suazat e iniciativave rajonale, të cilat janë në drejtim të përparimit të stabiliteti dhe sigurisë së rajonit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...