Presidenti Pendarovski e mirëpriti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-majorin Arben Kingji

20 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti gjeneral-majorin Arben Kingji, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin bilateral ushtarak dhe në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ku u konstatua se ai është në nivel të kënaqshëm dhe u shpreh interesi për përforcimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet dialogut të hapur dhe konstruktiv.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione edhe mbi bashkëpunimin në suazat e NATO-s, si dy anëtare të plotfuqishme dhe fqinje dhe shprehu pritjen se ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të promovimit dhe përparimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e veta në kontekstin e bashkëpunimit në Aleancë.

Presidenti Pendarovski dhe gjeneral-majori Kingji si shembull të suksesshëm i përmendën pjesëmarrjet e të dy armatave në aktivitetet e përbashkëta stërvitëse dhe shprehën shpresën se ky bashkëpunim midis dy armatave në të ardhmen do të përparojë dhe do të arrijë nivelin e bashkëpunimit që të dy shtetet e kanë në nivel politik dhe ekonomik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...