Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e vdekjes së akademikut Gjorgji Filipovski, dërgoi letër ngushëllimi tek familja e Filipovskit dhe tek kryetari i Akadamisë së Shkencave dhe Arteve, akademikut Taki Fiti.
Të nderuar,
Me indinjatë të thellë mora lajmin për vdekjen e akademikut Gjorgji Filipovsk. Si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të qytetarëve të shtetit dhe në emrin tim personal, Ju lutem të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.
Si njëri nga tre themeluesit e AShAM, akademiku Filipovski kontribuoji për krijimin e institucionit të lartë akademik, në të cilën më shumë se pesë dekada, mendohen zhvillimi i shkencës, kulturës së shtetit tonë. Nëpër vite, AShAM u rrit në gjeratore të vërtetë për zhvillim të shkencës dhe veprimtarisë shkencore, por edhe urë lidhëse me shkencën evropiane dhe botërore. Akademiku Filipovski u bë i njohur si intelektual i angazhuar publikisht, i cili hapur dhe objektivisht flet për sfidat me të cilat ballafaqohet jo vetëm shkenca maqedonase, por edhe shoqëria maqedonase. Me të gjithë atë që bëri në planin shkencor dhe shoqëror, ai na obligoi të gjithë neve të vazhdojmë të investojmë tek më e mira e jonë, pa dallim të rrethanave dhe viteve.
U prehtë në paqe!
Stevo Pendarovski
Presidenti i Maqedonisë së Veriut