Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Federatës nacionale të fermerëve

11 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me përfaqësuesit e Federatës nacionale të fermerëve ku u njoh me aktivitetet dhe angazhimet e kësaj organizate, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët e rinj në mjediset rurale.

Në këtë takim u bisedua mbi prioritetet e Federatës nacionale të fermerëve në fokusin e të cilës, përveç bujqësisë, është zhvillimi rural dhe përfshin ballafaqim me sfidat me të cilat ballafaqohet popullata rurale, siç janë varfëria dhe qasja e kufizuar në shërbimet shëndetësore, edukimi, e drejta dhe fuqia e vendimmarrjes.

Përfaqësuesit e Federatës nacionale të fermerëve e informuan edhe mbi aktivitetet në drejtim të përmirësimit të kushteve të barazisë gjinore, si dhe lidhjen dhe komunikimin rajonal me shoqatat bujqësore dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje mbi aktivitetet e Federatës nacionale të fermerëve, sidomos për fermerët e rinj dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet vendimmarrjes dhe veprimit aktiv. Në këtë drejtim, në takim u theksua edhe nevoja e përfshirjes së të rinjve nga mjediset rurale në proceset e krijimit të politikave për të rinjtë.

Në këtë takim morën pjesë Vaska Mojsovska, kryetare, Biljana Petrovska Mitrevska, projekt-menaxhere dhe përfaqësues nga fermerët e rinj të Federatës nacionale të fermerëve, organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila i përfaqëson bujqit e të gjithë rajoneve në shtet dhe të gjithë nënsektorët bujqësorë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit