Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në festimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë dhe Finlandën

14 Dhjetor 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në pritjen që me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Maqedonisë së Veriut me Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë dhe Finlandën, u mbajt mbrëmë në Shkup.

Të nderuar shkëlqesi,
Zonja dhe zotërinj,

Sonte festojmë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Finlandës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shënuar këtë jubile të madh sesa të festojmë së bashku Ditën e Shën. Luçisë.

Në 30 vitet e kaluara, secili prej shteteve tuaj, por edhe rajoni nordik, në tërësi, kanë qenë shembull pozitiv jo vetëm për shtetin dhe shoqërinë maqedonase por edhe për Evropën Juglindore. Përkundrejt mosmarrëveshjeve dhe bllokadave kronike ballkanike, ju ofroni vazhdimisht paradigmën nordike të bashkëpunimit dhe integrimit. Mbështetja juaj për integrimet tona evropiane nuk është vetëm deklarative, por edhe shumë praktike, sepse ju investoni drejtpërdrejt dhe konkretisht në sundimin e së drejtës, në drejtësinë sociale dhe në cilësinë e jetës.

Por, për fat të keq, këtë festë të dritës e festojmë në kohë jashtëzakonisht të errëta të luftërave dhe mundimeve, të urrejtjes dhe dhunës, të mendjeve të zymta dhe viktimave të luftës. Korrupsioni, pabarazia sociale dhe bllokada e eurointegrimeve janë pjesë e sfidave maqedonase.

Në këtë periudhë të errët ka dy personalitete që e kanë plotësuar me jetë kuptimin e emrave të tyre. Personi i parë është vetë Luçia, emri i së cilës vjen nga fjala latine Lux që do të thotë dritë, shenjtorja nga jugu i Evropës, në biografinë e së cilës njohim virtytet e nevojshme që të durohen edhe periudhat më të errëta. Kurse këto janë: solidariteti me të varfrit, dhembshuria për të margjinalizuarit, integriteti personal dhe rezistenca ndaj padrejtësisë.

Personaliteti i dytë është Dag Hamersheld, emri Dag vjen nga fjala e vjetër norvegjeze që nënkupton dritën e ditës, paqebërësi nga veriu i Evropës. Si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 1953, saktësisht 70 vjet më parë, ai shkroi: “mirësia është diçka kaq e thjeshtë: të jetosh gjithmonë për të tjerët, të mos kërkosh kurrë përfitimin tënd”. I ngritur në nivel shoqëror, ky parim do të nënkuptonte kthimin e së mirës së përgjithshme dhe të interesit publik në qendër të jetës shoqërore dhe politike.

Të dashur miq,

Edhe përkrah sfidave, Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me procesin reformues dhe me ndërtimin e shtetit juridik. Besoj se edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen e tërësishme nga shtetet tuaja në këtë plan. Ekzistojnë ende edhe potenciale të pashfrytëzuara për bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe kulturor midis nesh. Besoj se marrëdhëniet miqësore do të vazhdojmë t’i zhvillojmë në shpirtin e angazhimeve të përbashkëta për Evropë demokratike, stabile, të bashkuar dhe me prosperitet.

Të dashur miq,

Në këto treva ekziston një shprehja se nata është më e errët para agimit. Të shpresojmë, por edhe të vazhdojmë të punojmë së bashku që ky agim të agojë një orë e më parë.

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...