Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e organizatave qytetare që janë pjesë e Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë qytetare.
Në këtë takim përfaqësuesit e organizatave qytetare e informuan Presidentin Pendarovski mbi punën e Këshillit, si dhe mi pikëpamjet e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit dhe dialogut të sektorit qytetar me Qeverinë.
Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për punën të pandërprerë të Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë qytetare, duke e theksuar rëndësinë e sektorit joqeveritar në zhvillimin e shoqërisë demokratike, si dhe pritjen që sektori joqeveritar të japë kontributin e vet aktiv në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.