Nxënës nga Shkupi dhe nxënës të festivalit “Grozdoberçe” në vizitë në Kabinetin e Presidentit në suazat e Kabinetit të hapur

18 Maj 2022 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e vizituan nxënës të SHMQSH “Saraj”, SHMQSH “Nikolla Karev”, SHKN “Gjorgjija Pulevski” nga Komuna Aerodrom, SHKN “Shën. Klimenti i Ohrit” Komuna Kisella Voda dhe nxënësit e Festivalit internacional të këngëve për fëmijë “Grozdoberçe” nga Kavadarci në suazat e Kabinetit të hapur.

Vizitorët kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Pendarovski për punën e tyre dhe për aktivitetet në Kabinet, kurse morën pjesë edhe në hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe në sallat ku mbahen solemnitete, mbledhje, seanca të Këshillit të Sigurisë dhe konferenca për shtyp.

Të punësuarit në Kabinet i informuan nxënësit mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si dhe mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kurse në Sallën Mozaik e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademiku Gligor Çemerski.

Vizitorët kishin mundësi ta shikojnë edhe ekspozitën me punë dore që me rastin e Ditëve të zejtarisë mbahet në sheshin para Kabinetit, në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me ndryshimet, kurse që është në suazat e projektit “Masa për përforcimin e bizneseve të grave pas kovid-19” i mbështetur nga USAID-i dhe nga BTD-ja.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, i iniciuar që qytetarëve t’u mundësohen takime të drejtpërdrejta me Presidentin Stevo Pendarovski. Në suazat e këtij aktiviteti Kabinetin e vizitojnë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....