Nxënësit e SHTHK “Vëllezërit Milladinovci”, Shkup në vizitë në Kabinetin e Presidentit Pendarovski

11 Nëntor 2021 | Kumtesat

Nxënësit e Shkollës fillore komunale “Vëllezërit Milladinovci”, Shkup, në suazat e mësimit të lëndës “Shoqëria” për klasën IV, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nxënësit e njohën Presidentin Pendarovski me aspektet të cilat i mësojnë dhe me njohuritë e tyre për rendin shoqëror në Maqedoninë e Veriut. Ata u interesuan mbi obligimet e tyre të përditshme, si dhe mbi kompetencat e funksionit të tij. Bënë pyetje për referendumin e vitit 1991 dhe krijimin e pavarësisë, për presidentët e deritanishëm.

Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur përkushtimin e kuadrit mësimdhënës në gjetjen e formave dhe mënyrave kreative për nxitjen e interesit te nxënësit, e theksoi rëndësinë e përparimit praktik të vazhdueshëm të proceseve në arsimin fillor, si themel dhe parakusht themelor për krijimin e personaliteteve të përgjegjshme dhe progresive, që do të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Nxënësit, gjatë vizitë, kishin mundësi të qëndrojnë në hapësirat ku realizohen takimet zyrtare, si dhe sallat ku organizohet evenimente solemne, ngjarje dhe pres-konferenca. U njohën edhe me një pjesë të të punësuarve në Kabinet, të cilët i informuan mbi historinë e ndërtesë, ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si dhe mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Vizita është në suazat e projektit “Kabinet i hapur”.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...