Presidenti Pendarovski i mirëpriti pjesëmarrësit në Konferencën e Rrjetit të ekspertëve të OSCE-së

14 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë i mirëpriti pjesëmarrësit në Konferencën “Parashikim strategjik në mjedis të ndryshueshëm: perspektiva për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – krijim i rrjetit ekspert i OSCE-së”, që mbahet në suazat e kryesimit maqedonas me OSCE-nëm kurse në prag të mbajtjes së Këshillit të Ministrave në fund të nëntorit këtë vit në Shkup.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti iniciativën për krijim të Rrjetit të ekspertëve të OSCE-së, që si takim formal dhe i strukturuar i organizatave think-tank ndjekin, hulumtojnë dhe analizojnë prioritete tematike specifike të cilat lidhen me OSCE-në dhe shprehu pritjen se ky rrjet do të kontribuojë në zhvillimin e politikave të organizatës, kurse si platformë për konsultime dhe dialog do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim të informacioneve dhe mendimeve midis organizatave think-tank të shteteve pjesëmarrëse në OSCE.

Në këtë takim në Kabinetin e Presidentit, ku morën pjesë funksionarë aktualë dhe të mëparshëm nga kjo fushë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ambasadorë, profesorë dhe hulumtues nga institucione dhe organizata botërore eminente u bisedua mbi sfidat e sigurisë me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, mbi bashkëpunimin në siguri në Evropë, si dhe mbi rolin e OSCE-së në konfliktet aktuale botërore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit