Presidenti Pendarovski i mirëpriti ambasadorët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në OSBE dhe me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

6 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti ambasadorët në misionin e OSBE-së të SHBA-së, Majkëll Karpenter, të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Neil Bush, të Gjermanisë, Gesa Brautigam, të Italisë, Stefano Baldi dhe të Francës, Kristin Fazh. Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhella Ageler.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadorët shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale dhe ngjarjet në Evropë dhe rajon, si dhe mbi prioritetet e kryesimit maqedonas me OSBE-në.

Bashkëfolësit shkëmbyen informacione mbi rolin e OSBE-së në kontekstin e invazionit rus mbi Ukrainën dhe nevojën e domosdoshme për rivendosjen e paqes dhe të stabilitetit dhe për parandalimin e konflikteve të mëtejshme.

Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut është tërësisht e përgatitur që ta marrë përgjegjësinë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...