Përgjigja e Kabinetit të Presidentit me rastin e vendimit të faljes së personave të dënuar

18 Mars 2022 | Kumtesat

Të nderuar,

Në lidhje me pyetjet e mediave mbi vendimin e fundit për falje të personave të dënuar nga Presidenti Stevo Pendarovski, ju informojmë si vijon:

Faljet si institut janë nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit.

Ekzistojnë dy lloje faljesh:

– Falje të rregullta kur persona dhe qytetarë në vend i dërgojnë individualisht Kërkesa për falje Ministrisë së Drejtësisë, të cilat më vonë i dërgohen Kabinetit të Presidentit, përkatësisht Komisionit të faljes i cili i shqyrton detajisht dhe mandej ia dorëzon propozimet Presidentit.

– Falje në grup janë kategoria e dytë dhe për to procedura zhvillohet dy herë në vit, më 2 Gusht – Ilinden, dhe për festat e fundvitit. Për faljet në grup, propozimet te Ministria e Drejtësisë dërgohen nga institucionet ndëshkimore-korrigjuese, dhe jo me kërkesë individuale të personave që vuajnë dënimin.

Mandej, njëjtë si edhe për faljet e rregullta, Ministria e Drejtësisë ia dorëzon kërkesat Komisionit për falje në Kabinetin e Presidentit, i cili i dorëzon mendim Presidentit, veç e veç për çdo rast. Presidenti në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese e merr vendimin përfundimtar.

Parakushtet themelore që të falet një person, janë në drejtim të sjelljes së mirë të ketë treguar se është penduar për veprën e kryer, të fillojë me vuajtjen e dënimit, të mos bëhet fjalë për person që e ka ribërë veprën apo person i cili ka më shumë vepra për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi edhe në të ardhmen. Theksojmë se për vepra të caktuara penale nuk është e mundshme të kërkohet falje. Çdo rast shqyrtohet veçmas. Në lidhje me lëndët e përfshira me vendimin e fundit për falje të personave të dënuar, Komisioni i faljes dha propozim pozitiv.

Personi, Abdulfeta Alimi, i cili ka marrë lirim të pjesshëm nga vuajtja e mëtejshme e pjesës së papërfunduar të dënimit me burg, në afat prej 8 muajsh, i ka përmbushur kushtet e parapara me Ligjin për falje dhe praktikën e vendosur.

Aleksandar Petrovski, çlirohet tërësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg, sepse bëhet fjalë për qytetar me gjendje shëndetësore të rëndë për jetën. Nuk bëhet fjalë për qytetar të kthyer nga lufta në vende të huaja.

Falja është një institut që ka funksion korrigjues. Veprimet të cilat i shkakton falje janë mundësimi dhe përshpejtimi i risocializimit të personave të dënuar, kurse në këtë mënyrë kryhet edhe realizimi i qëllimeve të dënimit dhe vuajtjes së dënimit.

Presidenti Pendarovski, gjatë mandatit të tij ka dhënë falje të plotë vetëm në rastet kur qytetarët që i kërkojnë janë në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Theksojmë se Presidenti Pendarovski më shpesh jep falje të pjesshme, përkatësisht 3-4 muaj, dhe kjo në raste kur qytetarët që kërkojnë falje kanë edhe disa vite për të vuajtur dënimin, dhe kur në rastet e tyre janë plotësuar parakushtet e lartpërmendura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit