Dhënia e Dekoratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dekoratës për Merita Ushtarake dhe e Medaljes për Trimëri

2 Gusht 2022 | Kumtesat

Me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës, Presidenti Stevo Pendarovski, sot në ceremoni solemne i dha Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dekoratën për Merita Ushtarake dhe Medaljen për Trimëri.

Me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas vdekjes është dekoruar Kërste Cërvenkovski, për kontributin e vet të veçantë, strategjik, afatgjatë dhe të papërsëritshëm në themelimin dhe në zhvillimin e shtetit maqedonas dhe të shoqërisë maqedonase.

Vizioni i tij dhe angazhimi i tij konkret në formimin e shoqërisë, kulturës  maqedonase  dhe të rrugës politike progresive dhe emancipuese është me rëndësi të vyeshme. Cërvenkovski angazhohet aktivisht për barazinë dhe për veçantinë e popujve dhe të identiteteve kulturore pluraliste në shoqëri, si dhe për interesat legjitimë të republikave dhe të kombeve dhe nacionaliteteve, si bazë për ndërtimin e politikës federale.

Ai është një nga politikanët më të rëndësishëm, më progresivë dhe udhëheqës në historinë e shtetësisë maqedonase, që la vlera të përhershme në zhvillimin e kulturës politike.

Me Dekoratën për Merita Ushtarake, pas vdekjes është dekoruar Nevena Nikollova Georgieva-Dunja, për guximin e jashtëzakonshëm, sakrificën, palëkundshmërinë dhe për rolin udhëheqës në luftën antifashiste në lëvizjet punëtore dhe në lëvizjet sindikaliste, të cilat kanë avokuar për drejtësi sociale, me të cilën e ka obliguar shtetin tonë me veprën e vet heroike dhe me shembullin e vet për përkushtim ndaj qëllimit të përbashkët dhe luftës së përbashkët për botë më të mirë dhe më të drejtë.

Nevena Nikollova Georgieva-Dunja është partizania e parë maqedonase, e cila ka qenë pjesë e Luftës Nacionalçlirimtare. Ajo është shembull se rinia së bashku me pjekurinë, qëndrueshmërinë dhe me përkushtimin janë parakusht për krijimin e narracioneve progresive shoqërore dhe ideologjike.

Me Medaljen për Trimëri janë dekoruar: Nikolla Stojanovski, Jovan Veliçkovski, Trajanka Avramovska (pas vdekjes), Ilija Dunovski, Nikolla Nikollovski, Cvetko Cvetkovski, Kadrija Xhaferi dhe Dafinka Bogoeva. Këta të tetë dekorohen për sakrificën, për luftën e qëndrueshme dhe për përkushtimin jetësor për qëllime të larta në bashkësi, si edhe për angazhimin e tërësishëm në Luftën Nacionalçlirimtare, që shihet nëpërmjet karakteristikave të tyre, kurse edhe nëpërmjet karakteristikave të një numri të madh brezash luftëtarësh, të cilët nuk i kursyen jetët e veta për lirinë, duke i vendosur drejtimet themelore të ndërtimit të shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...