Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në debatin onlajn me temë “Ikja e trurit dhe gjendja me demokracinë në Evropë”, në organizim të Rrjetit evropian rinor për demokraci, kurse në suazat e aktiviteteve në Qendrën Presidenciale për Arsim Politik dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan.
Duke theksuar se ikja e trurit është proces i cili nuk mund të ndalohet tërësisht, Presidenti Pendarovski në këtë debat tha se megjithatë duhet të punohet në drejtim të zvogëlimit të numrit të të rinjve që shpërngulen nga vendi.
Gjendja ekonomike, klima politike në shtetet e rajonit, partizimi i institucioneve dhe korrupsioni, sipas Presidentit Pendarovski, kontribuojnë në vendimin e të rinjve që të largohen nga vendet e veta.
Presidenti Pendarovski referoi nevojën për qasjen gjithëpërfshirëse ndaj çështjes, e cila do ta përfshijë shoqërinë në tërësi. Mandej, Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e rolit të të rinjve. Ata, sipas tij, duhet të mendojnë në mënyrë kritike dhe ta monitorojnë punën e politikanëve.
Duke u aktivizuar në shoqëri, të rinjtë, shtoi Presidenti Pendarovski, me propozimet e veta duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen.
Shteti nga ana tjetër, siç theksoi Presidenti Pendarovski, politikat e veta duhet t’i krijojë në përputhje me nevojat reale të të rinjve dhe shansin e parë për realizim profesional ta marrin në vendin e vet.