Presidenti Pendarovski në vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë

23 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, më 24 dhe 25 tetor do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë.

Të hënë, më 24 tetor 2022, në Varshavë, Presidenti Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, pas së cilës do të mbahet takimi tet-a-tet midis dy presidentëve, kurse është paraparë edhe takim plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë.

Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateuzh Moravjecki, kurse së bashku me Presidentin Duda do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të odave polake të biznesit, si dhe me përfaqësuesit maqedonas të sektorit të biznesit, eveniment në organizim nga Agjencia polake për investime dhe tregti dhe nga Kabineti i Presidentit të Polonisë.

Në suazat e vizitës zyrtare është parashikuar që Presidenti Duda ta dekorojë Presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë polake, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, kurse Pendarovski do ta dekorojë Presidentin Duda me Urdhrin “8 Shtatori” si simbol i partneritetit dhe miqësisë midis dy shteteve.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski do të vendosë kurorë pranë Varrit të ushtarit të panjohur.

Të martë, më 25 tetor, Presidenti Pendarovski do të mbajë ligjëratë në Kolegjin e Evropës në Kampusin Natolin, Varshavë.

Është parashikuar që Presidenti Pendarovski të takohet edhe me sllavistë dhe maqedonistë të shquar në Poloni.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit