Filloi vizita zyrtare: Presidenti Pendarovski e mirëpriti Presidenten sllovake Zuzana Çaputova

7 Shtator 2022 | Kumtesat

Në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidenti Pendarovski sot e mirëpriti Presidenten e Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Çaputova mbajtën takim tet-a-tet, kurse më pas u mbajt takim plenar i të dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrëdhëniet bilaterale, përvojat sllovake nga procesi i anëtarësimit në BE, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e sinqertë sllovake për eurointegrimet maqedonase dhe tha se procesi ynë i qasjes fillon në një moment kritik për arkitekturën evropiane të sigurisë. Ai shprehu pritjen nga vendet anëtare të Bashkimit për një qasje më dinamike dhe prokative në zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit të takimit plenar të delegacioneve, është paraparë Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Çaputova do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:10 minuta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....