Presidenti Stevo Pendarovski sot i vizitoi nxënësit që janë përfshirë në trajnimin e përparuar, që në suazat e Kampit të Ohrit për përsosmëri të teknologjisë së lartë po realizohet me mbështetje të tij, me organizim nga Maqedonia 2025, kurse mbështetet nga ItLabs Shkup.
Presidenti u informua mbi fokusin e programin, si dhe mbi metodat e larta efektive të mësimit dhe ligjërimit nga kuadri i certifikuar arsimor, trajnuar nga LEGO® Education.
Duke shkëmbyer përshtypjet dhe shkathtësitë e fituara për kodim dhe robotikë gjatë këtij trajnimi, nxënësit ia prezantua Presidentit Pendarovski modelet e veta të përpunuara me sete Lego 6 dhe Robotics & Innovation Academy, 6 LEGO® Education SPIKE™, që janë modelet më të sofistikuar të robotëve të vitit 2022.
Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi për aftësinë dhe inventivitetin e treguar nga pjesëmarrësit dhe për përgjigjen e tyre të suksesshme ndaj projkteve të caktuara të projektit. Në këtë kontekst, ai theksoi se përvojat që i kanë fituar gjatë trajnimit të avancuar do të kenë ndikim të fuqishëm pozitiv në zhvillimin e tyre profesional në të ardhmen.
Duke i falënderuar organizatorët dhe mbështetësit, Presidenti e theksoi rëndësinë e trajnimeve të tilla në nxitjen e të rinjve që të mendojnë kreativisht, duke synuar gjithmonë shfrytëzimin e tërësishëm të potencialeve të veta.