Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër mori pjesë në Maratonën e 35-të notit në Ohër, që mbahet me mbështetjen e tij.
Në fillim, Presidenti Pendarovski u dëshiroi liqen të qetë dhe garë të suksesshme pjesëmarrësve, duke e theksuar kontributin e tyre në afirmimin e Maratonës së notit në Ohër.
Presidenti Pendarovski, e ndoqi një pjesë të maratonës në shoqëri të nxënësve të talentuar, fitues të çmimeve në garat ndërkombëtare, të cilët janë mysafirë të Presidentit dhe të bashkëshortes si pjesë e programit për mbështetje të talenteve të reja “Kabinet i hapur për nxënës të talentuar”.
Këtë vit në kategorinë për meshkuj garojnë, Arne Furlan Shtular nga Republika e Sllovenisë, Françesko Getini nga Republika Italiane, Matias Dias Hernandes nga Republika Argjentinase, Sidrit Desku dhe Arion Budima nga Republika e Kosovës, si dhe nikoqirët Aleksandar Ilievski dhe Evgenij Pop Acev. Pjesëmarrësja e vetme në kategorinë për femra, këtë vit, është argjentinasja Rita Vanesa Garsia.