Fjalimi i Presidentit Pendarovski në hapjen solemne të edicionit të 63-të të “Verës së Ohrit

12 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në hapjen solemnet të edicionit të 63-të të festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, që tradicionalisht mbahet me mbështetje nga Presidenti i shtetit.

Në hapjen solemne mesazhin artistik e dërgoi Bisera Çadllovska, gruaja e parë dirigjente në Operën dhe baletin nacional, e cila para pak e shënoi 20-vjetorin e veprimtarisë së saj artistike. Ajo është e njohur si një nga dirigjentet më të frytshme të operës dhe baletit, në dirigjimin e të cilës janë realizuar një numër i madh shfaqjesh operistike dhe të baletit me ansamblin e Operës dhe baletit nacional.

Fjalim në hapjen e festivalit kishte edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit u hap me interpretimin e sopranos rumune Anxhela Georgiu, së bashku me orkestrën e Operës dhe baletit nacional.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të dashur miq,

Koneski thoshte: shpirti nuk mund të nënshtrohet, as të brumoset, si rrjedhim, as artisti dhe vepra e tij. Prandaj, dëshiroj mendimin e lirë, të cilin e prezantojnë këtu në Ohër artistët nëpërmjet krijimeve të veta, ta riformësojë dhe t’i japë një thelb më të ndryshëm, të pakën për një moment, gjithçkaje që është kalbur dhe problematike në botë. Sepse pikërisht këtu qëndron rëndësia e zërit të artistit – të tregojë atë që i lëndon njerëzit dhe t’i nxjerrë në pah virtytet tona të cilat me siguri i kemi më shumë sesa veset tona.

Më shumë se gjashtë dekada “Vera e Ohrit” është vendi ku mbërrijnë produksionet më relevante artistike nga të gjitha anët e botës. Nëpërmjet komunikimit me përvojat njerëzore, të artikuluara nëpër forma të ndryshme artistike, mund t’i shohim thellësisht të gjitha lëvizjet sociokulturore të rëndësishme. Sidomos, kur bëhet fjalë për mundësinë që e jep programi dhe koncepti i “Verës së Ohrit”, domethënë, reflektimet mbi gjendjet akute të cilat i tangojnë njerëzit, të kryqëzohen nëpërmjet shprehjeve të ndryshme artistike me prejardhje nga kontekste të ndryshme kulturore.

Të nderuar,

Nuk ekziston asgjë më e rëndësishme se vazhdimësia e ndërtimit të memories nacionale të kombit. Festivali “Vera e Ohrit” është paradigmë e vazhdimësisë së tillë, që nëpërmjet gjashtëdhjetë e tre vjetëve të saj të kapitalit institucional, të arkivuar dhe zhvilluar me kujdes lë gjurmë të thella në shkëmbimin ndërkombëtar të vlerave kulturore dhe artistike.

Në këtë qytet të lashtë, ruhet antikja, por krijohet dhe vlerësohet edhe bashkëkohorja. Këtu luksi i ambientit natyror i inspiron me shekuj njerëzit që ta dëshmojnë më të mirën në ndërtim, në art dhe në shpirt. Në këtë harmoni dhe bukuri, të historisë dhe kulturës, festivali “Vera e Ohrit” në mënyrë natyrore dhe spontane lidhet, duke dhënë më të mirën e artit të muzikës dhe skenës, të përzgjedhur me kujdes nga të gjithë meridianët botërore. Kështu, festivali lë gjurmë të thella midis shtresave të shumta kulturore dhe civilizuese në këtë hapësirë, të vogël në dukje, por kaq shumë të rëndësishme.

Imperativ nacional vendimtar është ta ruajnë nivelin dhe cilësinë që e mbart në vete festivali “Vera e Ohrit”. Vetëm në këtë mënyrë do të lëmë një vulë fisnike të ekzistencës sonë në kohën kur jetojmë. Të lëmë vlera dhe udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, të investojmë në kulturë dhe në art. Dhe jo vetëm në Ohër, të mundësojmë artistët të vazhdojnë të japin vizionin për një botë më të mirë. Sepse, siç thotë nobelistja e vjetshme e letërsisë, Ani Erno – “Dhimbja nuk mund të ruhet e paprekur…, mënyra më e mirë për transformimin e saj është nëpërmjet gjuhës së artit. Sepse nëse i kemi fjalët e vërteta, nëse e kemi gjuhën e vërtetë, arma nuk do të na nevojitet.”

Të dashur miq,

Në momentet kur njerëzimi gjendet para një numri të madh sfidash të cilat i mohojnë fitimet kryesore civilizuese, më se të nevojshme janë për ne arti dhe kultura nëpërmjet të cilëve do të kthejmë të paktën një pjesë të sistemeve të vlerave të humbura ose të keqpërdorura.

Uroj ditë të suksesshme të festivalit dhe shkëmbim kreativ të përvojave midis artistëve nga e gjithë bota.

Me këtë mendim, më lejoni ta shpall festivalin “Vera e Ohrit” të hapur.

Ju faleminderit

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit