Takimi i Presidentit Pendarovski me shkrimtaren Olja Petrushevska Tomeva

19 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në librarinë “Sakam knigi” (Dua libra) u takua me shkrimtaren Olja Petrushevska Tomeva.

Duke theksuar se pothuajse dhe nuk ka ndonjë ngjashmëri midis të shkruarit dhe profesionit të saj primar si jurist dhe magjistër i Të drejtës evropiane dhe integrimeve, Petrushevska Tomeva theksoi se të shkruarit për të është vendi më i sigurt dhe tha se dëshiron të shkruajë në shumë zhanre, përkatësisht poezi, dramë, libra për fëmijë, romane dhe triler. Nga krijimtaria e saj veçohet romani “Saga za Rajna” (Saga për Rajnën).

Duke folur për shprehitë dhe dëshirat  e lexuesve më të rinj, por edhe të lexuesve më të moshuar, Petrushevska Tomeva tha se në disa vitet e fundit trendi po ndryshon dhe po zmadhohet interesi i publikut, që përveç vepra nga autorët e huaj, të lexohen edhe vepra të autorëve vendas maqedonas.

Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për nxitjen e publikimit të autorëve të maqedonas Në këtë mënyrë, tha ai, shkrimtarët do të motivohen të krijojnë dhe lënë përgjithmonë gjurmë pas tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....