Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e OMO “Ilinden” – PIRIN dhe përfaqësuesit e disa shoqatave të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë.
Përfaqësuesit e shoqatave e informuan Presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, promovimit të tolerancës dhe ndërtimit të shoqërisë qytetare.
Në lidhje me dialogun me Bullgarinë, Presidenti Pendarovski vlerësoi se po fillon një fazë e re, kurse të dyja palët dëshmojnë vullnet në drejtim të përparimit të procesit. Presidenti Pendarovski konsideron se është e rëndësishme çdo institucion politik në të dy shtetet të japë kontributin e vet për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në këtë takim Presidenti Pendarovski informoi se së shpejti do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë, ku do të bisedojë me Presidentin Rumen Radev.
Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Bullgarisë, në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis dy shteteve e vitit 2017.