Presidenti Pendarovski i dekoroi Stojan Andovin dhe deputetët e Kuvendit të parë shumëpartiak me Dekoratën “8 Shtatori”

8 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, i ka dekoruar Stojan Andovin, Kryetarin e parë të Kuvendit shumëpartiak dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 1994, me Dekoratën “8 Shtatori”.

Stojan Andovi u dekorua me Dekoratën “8 Shtatori” për veprimtarinë e tij politike si Kryetari i parë i Kuvendit shumëpartiak duke lënë një shenjë të pashlyeshme në procesin e ndërtimit të demokracisë maqedonase parlamentare, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në miratimin e akteve dhe dokumenteve të domosdoshme shtetformuese me të cilat e kanë përcaktuar rrugën për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën mandatore nga viti 1990 deri në vitin 1994 u dekoruan me Dekoratën “8 Shtatori” për miratimin e akteve dhe dokumenteve shtetformuese që e kanë shprehur qartë dëshirën shekullore të popullit maqedonas dhe të etnikumeve të tjera për ndërtimin e shtetit të pavarur duke i respektuar të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike apo fetare, si dhe për zgjedhjen e presidentit të parë dhe Qeverisë së parë, për shpalljen e referendumit për pavarësi dhe për miratimin e Kushtetutës së parë, himnit dhe flamurit duke i vendosur kështu themelet e shtetit maqedonas të pavarur dhe sovran.

Dekoratën “8 Shtatori” në emër të deputetëve të periudhës mandatore nga viti 1990 deri në vitin 1994 e mori Nikolla Stojanovski, kryesuesi i parë i seancës konstitutive të kuvendit të parë shumëpartiak dhe Fadil Zendeli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë solemne në Kabinetin e Presidentit.

Për shkak të gjendjes me pandeminë e kovid-19, kurse duke pasur parasysh moshën e tij, ordeni Stojan Andovit i është dhënë nga Presidenti Pendarovski në shtëpinë e tij, kurse në ceremoninë e sotshme është treguar video-material nga ky akt.

Në fjalimin e vet në këtë ceremoni, Presidenti Pendarovski vlerësoi se me miratimin e Kushtetutës, vendosjen e denarit si valutë nacionale, miratimin e disa ligjeve të rëndësishme sistematike, miratimin e njëzëshëm të vendimit për anëtarësim të vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, përbërja e parë parlamentare shumëpartiake jo vetëm që i vendosi themelet për ndërtimin e sistemit të ri juridik, politik dhe ekonomik por e filloi edhe procesin e konsolidimit të shtetit të ri.

“Nuk kam as qëllimin më të vogël që t’i idealizoj ato vite të hershme të tranzicionit. Megjithatë, të gjitha gabimet dhe lëshimet që janë normale për çdo demokraci të re, nuk mund ta zvogëlojnë rëndësinë e brezit tuaj të politikanëve dhe deputetëve. Prandaj, ky jubile i madh me të cilin krenohemi sot të gjithë, ju përket veçanërisht juve dhe kolegëve tuaj të bankave të Kuvendit, të cilët nuk janë midis nesh. Shumë më tepër se shumë të tjerë, ju e keni meritën që sot kemi shtet të pavarur. Sot jemi mbledhur këtu, në emër të të gjithë qytetarëve maqedonas që ta shprehim falënderimin dhe respektin e sinqertë dhe të thellë për ju”, tha Presidenti Pendarovski.

“Besoj se përveç se me Dekoratën “8 Shtatori” falënderimin tonë për përbërjen e parë parlamentare mund ta shprehim edhe nëpërmjet një mënyre më thelbësore. Kurse, kjo është nëse e ndjekim shembullin tuaj dhe nëpërmjet pajtimit politik dhe qytetar, arrijmë përsëri unitet rreth çështjeve më të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e domosdoshme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e domosdoshme që të dëshmojmë pjekuri politike siç i ka hije një shteti anëtar të NATO-s, i cili pret datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, edhe më e rëndësishme, këtë prej nesh, prej brezit aktual të politikanëve e presin qytetarët maqedonas për interesat e të cilëve nuk punojmë me siguri, nëse në arenën politike, prioritet i kemi vetëm interesat tona personale dhe partiake, në vend të interesave nacionale dhe shtetërore”, tha Presidenti Pendarovski në ceremoninë solemne të mbajtur në Kabinetin e Presidentit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...