Takimi i Presidentit Pendarovski me Sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Shmid

22 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Shmid.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm me këtë organizatë, si dhe mbi përgatitjet për kryesimin me OSBE-në në vitin 2023 nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në këtë takim theksoi se shteti ynë e vlerëson shumë bashkëpunimin dhe dialogun afatgjatë me OSBE-në dhe foli për kontributin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Shkup në mbështetje të proceseve reformuese, kurse në funksion të përparimit të përgjithshëm të shtetit dhe në plotësimin e aspirimeve të tij evropiane.

Presidenti Pendarovski në këtë takim tha se për Republikën e Maqedonisë së Veriut është rëndësishme ekspertiza e OSBE-së në lidhje me reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, sundimin e mirë, si dhe për reformat zgjedhore në linjë me rekomandimet edhe standardet evropiane.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për angazhimin aktual të misionit të OSBE-së/ODHIR-it për zgjedhjet lokale 2021 dhe shprehu bindjen se gjetjet dhe përfundimet e misionit do të shërbejnë për përparimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski dhe Sekretarja e përgjithshme e Shmid shkëmbyen mendime në lidhje me përgatitjet për kryesim të OSBE-së në vitin 2023 nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e theksoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të japë kontribut aktiv në promovimin e vlerave dhe përpjekjeve të OSBE-së dhe shprehu pritjen se kryesimi do të kontribuojë mbi promovimin e dukshëm të shtetit tonë si faktor aktiv në planin multilateral.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....