Presidenti Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e “Hostenit”

21 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e “Hostenit”, Mice Jankullovskin dhe Kornelija Koneskën.

Në këtë takim, Presidenti u njoh me aktivitetet e deritanishme të “Hostenit”, bashkëpunimin ndërkombëtar që e realizojnë, me ekspozitat dhe projektet e zbatuara, si dhe me përgatitjet të cilat po i ndërmarrin për realizimin me sukses të aktiviteteve në periudhën e ardhshme.

Në atë drejtim, përfaqësuesit e “Hostenit” e informuan për ekspozitën zyrtare – Bienale e vizatimit, që do të mbahet më 22 shkurt 2023 në Çifte hamam në Shkup, si dhe për Galerinë botërore të karikaturave (1969-2023).

Organizimi tradicional prej disa dekadash i Galerisë botërore të karikaturave, si dhe Galerisë botërore të vizatimit, theksoi Presidenti Pendarovski, është dëshmi mbi origjinalitetin dhe cilësinë e brendit “Hosteni” që e nxitin lirinë e artistit dhe të shprehurit jokonvencional.

Në këtë takim, Presidenti shprehu mbështetje për projektet zhvillimore dhe iniciativat e “Hostenit” në fushën e kulturës dhe artit, si dhe të bashkëpunimit me artistët dhe karikaturistët nga e mbarë bota, nëpërmjet të cilave kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar të vendit tonë. Njëkohësisht, Presidenti i përgëzoi për formimin e Muzeut të vizatimit – përmbledhje me mbi 15.000 vepra.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....