Kabinet i hapur me nxënësit e SHTHK “Grigor Përliçev” nga Shkupi

2 Tetor 2023 | Kumtesat

Sot Kabinetin e Presidentit, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, e vizituan nxënës nga klasa e gjashtë e SHTHK “Grigor Përliçev” nga Shkupi.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Ata i panë hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, solemnitetet, evenimentet, konferencat për shtyp dhe dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj. Nxënësit qëndruan edhe në sallën Mozaik, ku i panë mozaikët “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e një prej autorëve maqedonas më të rëndësishëm bashkëkohorë, akademikut, Gligor Çemerski.

Nxënësit e shkollës nëntëvjeçare “Grigor Përliçev” u njohën gjithashtu edhe me Presidentin Stevo Pendarovski dhe biseduan me të për punën e tij, për kompetencat dhe aktivitetet e Presidentit.

Në suazat e Kabinetit të hapur deri më tani Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave, profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit