Kabinet i hapur për nxënësit e SHKN “Krume Kepeski” dhe SHKN “11 Tetori” nga Shkupi

7 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Në suazat e Kabinetit të hapur nxënësit nga SHKN “Krume Kepeski” dhe SHKN “11 Tetori” nga Shkupi e vizituan Kabinetin e Presidentit Pendarovski.

Gjatë qëndrimit u takuan dhe biseduan me Presidentin, kurse patën mundësi të vizitojnë sallat ku zhvillohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku mbahen takime, ceremoni, manifestime dhe konferenca për shtyp. Në sallën e Mozaikut, e panë “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton”, të njërit prej artistëve më të rëndësishëm maqedonas, akademikut Gligor Çemerski.

Vizitorët u njohën me historinë e ndërtesës në të cilën ndodhet Kabineti dhe me mënyrën e funksionimit të institucionit.

Kabineti i Hapur mundëson vazhdimisht vizita në Kabinet dhe takime të drejtpërdrejta me Presidentin Pendarovski. Institucionin deri më tani e kanë vizituar mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, nxënës nga shkollat ​​nëntëvjeçare dhe të mesme, si dhe një numër i madh organizatash dhe institucionesh.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit