Nxënës nga SHTHK “Vera Ciriviri – Trena”, nga SHTHK “Kiro Gligorov” nga Shkupi, si dhe nxënës nga SHTHK “Ilinden” nga Kriva Pallanka, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit.
Vizitorët kishin mundësi të njihen me Presidentin Pendarovski, të informohen mbi obligimet e tij të rregullta të punës dhe mbi temat në lidhje me funksionin e presidentit. Vizita e sotme ishte një mundësi që Presidenti Pendarovski të bisedojë me ta për lëndët më të preferuara të tyre shkollore dhe për afinitetet personale, si dhe mbi mundësinë e inkluzivitetit dhe bashkëpunimit midis nxënësve.
Nxënësit i vizituan edhe hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe takimet e punës së Presidentit Pendarovski si dhe sallat për mbledhjet, solemnitetet dhe për konferencat për shtyp.
Nga të punësuarit në Kabinet u informuan mbi mënyrën e funksionimit të institucionit kurse në sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë, akademikut Gligor Çemerski.
Kabinet i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” nëpërmjet të cilit mundësohen takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Në katër vitet e kaluara Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare.