Kabinet i Hapur për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Aleksandar Makedonski”, “Sveti Kiril i Metodij” dhe për fëmijët e Kopshtit nga Shkupi “Orce Nikollov”

12 Mars 2024 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit Pendarovski, sot, në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur” e vizituan nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Aleksandar Makedonski”, “Sveti Kiril i Metodij” dhe për fëmijët e Kopshtit nga Shkupi “Orce Nikollov”.

Vizitorët kishin mundësi të njihen me Presidentin Pendarovski dhe të diskutojnë për punën dhe aktivitetet e tij të përditshme në Kabinet, si dhe patën mundësinë të marrin pjesë në hapësirat ku mbahen takime, ceremoni, manifestime dhe konferenca për media. Në sallën Mozaik, e panë diptikun mbresëlënës “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton” të akademikut Gligor Çemerski.

“Kabinet i hapur” u mundëson vazhdimisht qytetarëve komunikim me Presidentin Pendarovski. Në vitet e kaluara institucionin e kanë vizituar disa mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata rinore dhe institucione arsimore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....