Kabinet i hapur me nxënësit e SHNK “Johan Hajnrih Pestalloci” dhe studentët e Universitetit Ndërkombëtar – Vizion

12 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti nxënësit e SHNK “Johan Hajnrih Pestalloci” nga Shkupi dhe studentët e Universitetit Ndërkombëtar – Vizion nga Gostivari, të cilët ishin vizitorët e sotshëm në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Nxënësit e klasës së parë, gjatë qëndrimit në Kabinet biseduan me Presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tij të përditshme.

Studentët me mësimdhënie në gjuhën turke në vend, nga Republika e Turqisë, Republika e Kosovës dhe Republika e Kazakistanit kishin mundësi të bisedojnë me Presidentin mbi kompetencat e tij kushtetuese, mbi mënyrën e funksionimit të Kabinetit, kurse folën edhe për pikëpamjet e tyre, interesat arsimore dhe planet e ardhshme për zhvillim personal dhe profesional.

Vizitorët kishin mundësi t’i shikojnë hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku mbahen takime, ceremoni, manifestime dhe konferenca për shtyp. Në sallën e Mozaikut, e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e një prej artistëve më të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas, akademikut Gligor Çemerski.

Kabineti i Hapur mundëson takime të drejtpërdrejta me Presidentin Pendarovski. Kabinetin deri më tani e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, nxënës nga shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...