Kabinet i Hapur për nxënësit e shkollës nëntëvjeçare nga Shkupi “11 Tetori” dhe të shkollës së mesme të specializuar “Shën. Maria” nga Rumania

14 Mars 2024 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënës nga shkolla nëntëvjeçare nga Shkupi “11 Tetori” dhe nxënës nga shkolla e mesme për persona me dëgjim të dëmtuar “Shën. Maria” nga Rumania, të cilët po qëndrojnë  në vend si mysafirë në qendrën shtetërore shkollore për arsim dhe rehabilitim “Partenija Zografski” nga Shkupi.

Nxënësit e shkollës nëntëvjeçare patën mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet dhe funksionimin e Kabinetit, si dhe mbi interesat e tyre shkollore dhe jashtëshkollore.

Të ftuarit nga Rumania, nga ana tjetër, u njohën me historikun e objektit ku ndodhet Kabineti. Në takimin me Presidentin Pendarovski biseduan mbi punën dhe kompetencat e tij, si dhe për qëndrimin e tyre në shtetin tonë.

Vizitorët e sotëm qëndruan në ambientet ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, ceremonitë, takimet dhe konferencat për shtyp. Në sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” të autorit – akademikut Gligor Çemerski.

Në 5 vitet e fundit, në suazat e “Kabinetit të hapur” institucionin e kanë vizituar disa mijëra qytetarë të profesioneve dhe moshave të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare nga vendi dhe jashtë vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....