Vizita e anëtarëve të Forumit Rinor Arsimor në suazat e Kabinetit të hapu

19 Prill 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitet Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan anëtarët e Forumit Rinor Arsimor.

Vizitorët – gjimnazistë nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Struga, Velesi dhe Strumica, e informuan Presidentin Pendarovski mbi projektet aktuale në suazat e FRA-së, për përfshirje më të madhe dhe zhvillim shoqëror të të rinjve, nëpërmjet politikave cilësore rinore dhe arsimore.

Gjatë takimit me Presidentin biseduan mbi çështjet shoqërore-politike në vend, mbi perspektivat e të rinjve, kurse u njohën edhe me aktivitetet që mbahen në Kabinet, me funksionin e Presidentit dhe kompetencat kushtetuese.

Vizitorët kishin mundësi të njihen me mënyrën e funksionimit të institucionit, t’i vizitojnë hapësirat në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, solemnitetet dhe konferencat për shtypin, si dhe Sallën “Mozaik” me diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, të punuar nga artisti i shquar, akademiku Gligor Çemerski.

Kabineti i hapur si pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, mundëson komunikim të drejtpërdrejtë të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Kabinetin deri më tani e kanë vizituar mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, anëtarë të organizatave, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit