Nxënësit e SHKN “Vëllezërit Milladinovci” nga Kumanova dhe nxënësit nga “Get ready for the future” në vizitë në Kabinetin e Presidentit në suazat e Kabinetit të hapur

20 Tetor 2022 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetet Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e shkollës nga SHKN “Vëllezërit Milladinovci” nga Kumanova dhe nxënësit nga Italia, Portugalia dhe Polonia nga projekti ERASMUS “Get ready for the future”.

Nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski për punën, kompetencat dhe aktivitetet e tij në Kabinet, kurse i panë edhe hapësirat në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku mbahen aktivitete solemne, takime, mbledhje të Këshillit të Sigurimit dhe konferenca për shtyp.

Të punësuarit në Kabinet i njohën vizitorët me historinë e objektit, mënyrën e funksionimit të institucionit, kurse kishin mundësi ta shikojnë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademiku Gligor Çemerski.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, i iniciuar që qytetarëve t’u mundësohen takime të drejtpërdrejta me Presidentin Stevo Pendarovski. Në suazat e këtij aktiviteti Kabinetin e vizitojnë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...