Vizita e nxënësve të SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren” në suazat e Kabinetit të hapur

22 Shkurt 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënës nga Shkolla e mesme ekonomike-juridike e Qytetit të Shkupit “Vasil Antevski – Dren”.

Vizitorët kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin mbi punën dhe kompetencat e tij, mbi aktivitetet të cilat mbahen në Kabinet, si edhe mbi çështjet aktuale shoqërore-politike.

Vizitorët i panë hapësirat e punës në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe takimet e punës, si dhe Sallën “Mozaik” me diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e akademikut Gligor Çemerski. Nga të punësuarit u njohën edhe me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti, si dhe me mënyrën e funksionimit të institucionit.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” që mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Deri më tani Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit