Vizita e nxënësve të SHTHK “Kiro Gligorov” nga Shkupi në suazat e Kabinetit të hapur

29 Prill 2022 | Kumtesat

Nxënësit e SHTHK “Kiro Gligorov” nga Shkupi sot e vizituan Kabinetin e Presidenti të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e Kabinetit të hapur, aktivitet i cili mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Pendarovski.

Vizitorët u njohën me Presidentin Pendarovski dhe biseduan për punën dhe kompetencat e tij, kurse kishin mundësi të qëndrojnë në hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe në sallat ku mbahen solemnitete, mbledhje, seanca të Këshillit të Sigurisë dhe konferenca për shtyp.

Të punësuarit në Kabinet i informuan nxënësit mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si dhe mbi mënyrën për funksionimin e këtij institucioni, kurse e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të autorit, akademikut Gligor Çemerski, të vendosur në të dy muret në Sallën Mozaik.

Evenimenti i sotshëm është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, në kornizat e të cilit, deri më tani Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....