Kabineti i hapur me anëtarët e Këshillit të të rinjve të Komunës së Gostivarit dhe studentët e Fakultetit të Arkitekturës – Shkup

31 Janar 2024 | Kumtesat

Në suazat e Kabinetit të hapur anëtarë të Këshillit të të rinjve të Komunës së Gostivarit dhe studentë të Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit me Presidentin Pendarovski biseduan mbi punën dhe kompetencat e tij, kurse shkëmbyen mendim edhe mbi gjendjen aktuale në fushën e interesave të tyre profesionale dhe të karrierës.

Në suazat e vizitës së hapësirave të Kabinetit në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, u njohën me historinë e objektit dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.  Në Sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e artistit bashkëkohor, akademikut Gligor Çemerski.

Në korridor, studentët e Fakultetit të Arkitekturës kishin mundësi ta shikojnë edhe ekspozitën “Laboratori i të kaluarës për të ardhmen:   Rrëfime nga Shkolla Verore për Arkitekturë në manastirin “Shën. Joakimi i Osogovisë, 1992-2017” me të cilën shteti u prezantua në bienalen e Venecias 2023.

Kabineti i hapur mundëson vazhdimisht takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Pendarovski. Deri më tani Kabinetin e kanë vizituar mijëra qytetarë të profesioneve dhe moshave të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit